Zhegrova shënon penallti në fitoren e Lillet

15.12.2023 14:21

Edon Zhegrova ka shënuar gol nga penalltia të enjten mbrëma në fitoren e Lillet ndaj Klaksvikut...

Edon Zhegrova ka shënuar gol nga penalltia të enjten mbrëma në fitoren e Lillet ndaj Klaksvikut. Lille fitoi 3:0 në ndeshjen e fundit të Grupit A të Ligës së Konferencës.
 
Kualifikohet në 1/8 e finales së Ligës së Konferencës me 14 pikë nga vendi i parë, katër më shumë se Slovan Bratislava që shkon në 1/16-tën e finales. Ai në lojë u inkuadrua nga pankina në minutën e 67 të ndeshjes, ndërsa shënoi në minutën e 6 të kohës shtesë.