Referi harroi rregullën, Viljaeal e para në grup
15.12.2023 14:27
Skuadra e Villarreal me rezultatin 3:2 e mundi Rennes dhe kështu e siguroi pozitën e parë në grupin e saj të Ligës së Evropës...

Skuadra e Villarreal me rezultatin 3:2 e mundi Rennes dhe kështu e siguroi pozitën e parë në grupin e saj të Ligës së Evropës. Rennes-it, për vendi e parë dhe kualifikim në 1/8 e final i mjaftonte një pikë dhe atë e kishin në minutën e 11 të kohës shtesë, por goli tyre u anulua.
Futbollisti I Rennes, Le Fee nga goditja e lirë qëlloi shtyllën, topi u kthye deri tek ai dhe shënoi për 3:3. Referi tregoi në qendër, por kishte harruar rregullën e futbollit dhe nga dhoma e VAR-it, iu sugjerua se goli nuk është i rregullt. Pas dy minutave referi turk Atilla Karaoglan, anuloi golin. Askush nuk e kishte të qartë se çfar nuk ishte në rregull në këtë rast dhe shumica sikurse referi i ndeshjes kishin haruar rregullën e lojës. Në fakt futbollisti i Rennes, nga goditja e lirë qëlloi shtyllën dhe topi u dëbua tek ai, pa luajtur askush me topin.
Regulla e lojës thotë se:- “Nëse topi nga goditja e lira apo penaltia qëllon shtyllën ose transferzalen dhe ajo dëbohet deri tek futbollisti që ka ekzekutuar të njëjtën pa e prekur askush nuk ka të drejtë të luaj për herë të dytë.”
