Daja pas humbjes në Zagreb: Kemi rritur pritshmëritë

15.12.2023 14:29

Ballkani e ka mbyllur aventurën europiane me humbje 3 me 0 në transfertën e Dinamo Zagreb...

Ballkani e ka mbyllur aventurën europiane me humbje 3 me 0 në transfertën e Dinamo Zagreb. Ishin 3 gola nga minuta e 69’ deri në minutën e 78’, që vendosën gjithçka për djemtë e Ilir Dajës. Suharekasit e mbyllin kështu grupin në vendin e fundit me 4 pikë, po aq sa Astana. Në anën tjetër Dinamo e Zagreb u kualifikua si e dyta e grupit C me 9 pikë. Viktoria Plzen i mori të gjitha pikët e plota.
 
“Kemi rritur pritshmërinë sepse të luash në fushën e Dinamo Zagreb kur janë mundur ekipe me nivel. Ne kemi 1 fitore me Dinamon dhe 1 humbje, kemi rritur pritshmëritë dhe kjo është gjë pozitive.”, ka thënë trajneri Ilir Daja.