EL: Ja cilat skuadrat shkuan në 1/8 e finales
15.12.2023 14:32
Në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, drejtpërsëdrejti janë kualifikuar...

Në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, drejtpërsëdrejti janë kualifikuar:- West Ham, Brighton, Rangers, Atalanta, Liverpool, Bayer Leverkusen, Villarreal e Slavia Pragë. Ndërsa skuadra e:- Freiburg, Marseille, Sparta Pragë, Sporting, Toulouse, Rennes, Roma dhe Qarabag, kualifikimin në eliminatoret shtesë e kanë siguruar si skuadrat e dyta në grupet e tyre përkatëse.
Në këtë fazë të garave do të përballen me skuadrat e treta në grupet përkatëse të Ligës së Kampionëve si:- Feyenoord, Young Boys, Lens, Galatasaray, Braga, Benfica, Milan dhe Shahtar. Skuadrat e treta të Ligës së Evropës, do të luajnë kualifikime për 1/8 e finales së Ligës së Konferencës. Këto skuadra janë:- Olympiakos, Ajax, Betis, Sturm, Servette, Molde, Maccabi Haifa dhe Union St. Gillois. Shorti për ndeshjet eliminatore d të mbahet të hënën.
