“Transfermarkt”, Shkëndija, klubi me vlerën më të madhe në RMV
15.12.2023 14:36
Klubet elitare të futbollit vendor kanë njohur rritje të ndjeshme kohët e fundit përsa i përket vlerës së tyre....

Klubet elitare të futbollit vendor kanë njohur rritje të ndjeshme kohët e fundit përsa i përket vlerës së tyre. “Transfermarket” ka zbuluar të dhënat e fundit të këtij viti sa i takon skuadrave më të shtrenjta të Ligës së parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në maje qëndron ende ekipi i Shkëndijës së Tetovës, i cili kap vlerën e 5.48 mln eurove. Krahasuar me matjet e fundit që janë bërë një muaj më parë nga ky portal që merret me matjen e vlerave të klubeve dhe futbollistëve, ekipet anëtare të LPFM-së, kanë shënuar një rritje me 18.7%. Vetëm skuadra e Skuadra tetovare krahasur me një muaj më parë ka shënuar ulje të vlerës së saj për 3.1 %.
Skuadra e dytë në këtë renditje është Gostivari, klubi i cili ka bërë një merkato të fuqishme. Sipas “Transfermarket” gostivarasit arrijnë në 4. 29 mln euro, me një ritje prej 24.2% të vlerës së tyre, ndërsa podiumin e plotëson ekipi i Shkupit me rritjen prej 4.3% ose me vlerën totale 4.2 mln euro. “Kuqezinjtë” e kryeqytetit kanë një vlerë prej 2.27 mln euro, duke rritur vlerën për 105.9% nga vlerësimet e fundit të bëra në muajin nëntor. Ajo që bie më shumë në sy është skuadra e Voska spor, e cila me rezultatet e saja në kampionat për 62.1 % e ka ritur vlerën e saj. Këta tani në total vlejnë 3.16 mln, euro. Kampionët në fuqi Struga Trim Lum, në krahasim me muajin nëntor kanë shënuar një rritje të vlerës prej 6.2 %.
