Basketboll

Takimet e mbrëmshme kanë kaluar në shenjë të skuadrave mysafire

24.03.2015 14:37

Natën e kaluar në ligën më atraktive më të bukur dhe më cilësore, NBA, janë zhvilluar 6 takime e cila ka kaluar në shenjë të skuadrave mysafire...

Xhejms Harden I priu Hjustonav drej triumfit të ri kundër Indijanës, Memfisi mposhti Nju Jorkun, Bostoni Bruklinin ndërkaq Minesota pas lojës shtesë triumfoi në tranfertë kundër Juta xhazit.
 
Nderin e skuadrave nikoqire e ruajtën Cikago dhe përbërja më e mirë në NBA, Golldën Stejt.
 
Uariosat sërish u paraqitën në petk të shkëlcyeshëm në ndeshjen të cilën e zhvilluan në “Orakl arenën”kundër Uashingtonit të cilët I deklasuan me shifrat 107-76. Individ më I dalluar I takimit në fjalë ishte Stiv Keri I cili shënoi 21 pikë.
 
Përdallim nga përbërja e Golldën Stejd të cilët moti kan siguruar pjesëmarrjen në Plejof, prej mbrëm këtë e kan jetësuar edhe skuadrat e Cikagos dhe Memfisit.
 
Buzë plasmanit në plej-off është edhe formacioni Hjustonit pas triumfit kundër Indijanës me 10 pikë dallim 100-110. Në këtë ndeshje më së shumti në shprehje erdhi Xhejms Harden I cili shënoi as më pak e as më shumë se 44 pikë, shto 7 asiste dhe 4 kërcime. 
 
ARTAN ZIBERI