Buxheti në Komisionin për financa, amendamentet për arsimin sipëror refuzohen
Amendamentet e opozitës maqedonase....

Amendamentet e opozitës maqedonase për digjitalizimin e arsimit sipëror, rikonstruimin e infrastrukturës së arsimit sipëror, aktiviteteve hulumtuese shkencore, rritja e cilësisë, u refuzuan në Komisionin për financa dhe buxhet. Deputetët e VMRO-së konsiderojnë se anashkalimi i investimit tek brezat e rinj flet për prurjet e reja sasiore, por jo edhe cilësisë në të ardhmen.
“Ky amendament vjen nga të rinjtë. Vjen nga ata që me të vërtetë kanë nevojë që të shohin ndryshimin në Maqedoni dhe se dikush sinqerisht lufton për një jetë më cilësore. Me të vërtetë është brengosëse që shtatë vitet e kaluara, Qeveria nuk tregoi asnjë hap të vogël në përmirësimin e jetës së të rinjve, që kanë mbetur në Maqedoni.”, - deklaroi deputetja e VMRO – DPMNE-së, Marija Petrushevska.
Zëvendësministri i Financave konsideron se secili universitet ka të planifikuar shpenzimet e brendshme.
“Në programet e secilit universitet janë parashikuar për projekte të tilla dhe në përputhje me kërkesat e vetë universiteteve.”, - theksoi zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski.
Nga LSDM-ja konsiderojnë se paratë duhet të dedikohen në reforma thelbësore në arsim.
“Nëse dikush thotë se është doktor shkence, kjo nuk do të nënkuptonte me të vërtetë këtë. E kemi ulur pak nivelin e arsimit. Kushedi sa para të japim, problemi qëndron diku tjetër. Duhet të ngremë iniciativë për reformë totale të sistemit arsimor.”, - u shpreh deputet i LSDM-së, Dime Vellkovski.
Deputetët e VMRO-së pretenduan se kërcënimi më i madh për Maqedoninë në të ardhmen është ulja e natalitetit i kombinuar me shpërnguljen në rritje. Sipas tyre, arsyeja për 40% e të zhvendosurve nga vendi është pikërisht korrupsioni. (Meral Ismaili, TVM2)
