Maqedoni

Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, ndahen 1,180 pako për nxënësit në Kumanovë

15.12.2023 17:02

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu...

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu, i shoqëruar nga deputeti e njëherit edhe nënkryetari i ASh-ë, Elmi Aziri, si dhe drejtori i Fondit Pensional Invalidor, Arsim Hasani, dhuruan për nxënësit e ShFK ”Naim Frashëri” në Kumanovë, 1,180 pako. Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu, edhe një herë theksoi se nuk do të lejojmë që mallrat e konfiskuara të kalben nëpër depot e Agjencisë sonë, por të njëjtat do t’ua dhurojmë qytetarëve tanë ku e kërkon nevoja.     
 
“Në koordinim me drejtorin e ShFK “Naim Frashëri” këtu në Kumanovë, ne si agjenci e pamë të arsyeshme të vijmë dhe këto të mira që po i ndajmë në tërë territorin e RMV-së, t’i ndajmë e t’i shijojnë edhe nxënësit e kësaj shkolle. Ne sot po ndajmë 1,180 pako për 1,180 nxënës, është aktivitet që e premtuam para disa javëve dhe që sot po e realizojmë, mirëpo ne me kaq nuk do ndalemi. Kësaj shkolle do t’i dalim në ndihmë për çfarëdo lloj nevoje që ka kjo shkollë, me të vetmin qëllim që të kenë kushte më të mira mësimdhënësit.”, - theksoi drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Pronës së Konfiskuar, Driton Nebiu. 
 
“Shpresoj se kësi lloj aktivitetesh në ShFK “Naim Frashëri” nuk do të ngelen me kaq. Jemi në bisedime edhe për aktivitete tjera dhe projekte të ndryshme që t’i realizojmë së bashku me drejtorin Nebiu. Shfrytëzoj rastin t’i falënderohem të njëjtit, i cili me bashkëpunëtorët e vet sot arritën të bëjnë fytyra të lumtura të nxënësve të shkollës sonë.”, - deklaroi drejtori i ShFK “Naim Frashëri”-Kumanovë, Muhamet Zeqiri. 
 
Gjithashtu, drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu, paralajmëroi se me aktivitete të ngjashme do të vazhdohet edhe nëpër qytete të tjera të vendit.
 
FATLUM AQIFI