Botë
BE-ja dhe 13 vende, me thirrje për Izraelin, veprime konkrete kundër dhunës
15.12.2023 17:57
BE-ja dhe 13 vendet që nënshkruan deklaratën e përbashkët i bënë thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa urgjentë...

BE-ja dhe 13 vendet që nënshkruan deklaratën e përbashkët i bënë thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa urgjentë dhe konkretë kundër dhunës së kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar. Nënshkruesit deklaruan se sulmet e kryera nga kolonët e paligjshëm hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor janë në një nivel alarmues dhe se që nga fillimi i tetorit, në 343 incidente, kolonët vranë 8 palestinezë, plagosën 83 dhe detyruan 1,026 palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre.
"Armiqësitë duhet të ndalen. Vuajtja njerëzore duhet të ndalet. Është e rëndësishme që ne evropianët të arrijmë në një pozicion të përbashkët atje dhe që qëndrimi i përbashkët duhet të jetë dhënia e një aksesi humanitar afatgjatë dhe të plotë, lirimi i pengjeve dhe vënia e të gjithëve rreth tryezës.”, - deklaroi kryeministri belg, Aleksander de Kroo.
"Diskutimet janë gjithmonë shumë intensive dhe besoj se një zgjidhje me dy shtete do të ishte më e mira për të gjitha.", - theksoi kryeministrja e Letonisë, Evika Silina.
“Tani kemi një shumicë të qartë të vendeve këtu në Bashkimin Evropian që bëjnë thirrje për një armëpushim. Kemi zë të fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe për atë që ndodh në Bregun Perëndimor, gjë që është e papranueshme, ku qindra palestinezë janë vrarë nga kolonët e dhunshëm izraelitë në një zonë që nuk kontrollohet nga Hamasi. Pra, nuk ka asnjë justifikim ose justifikim të mundshëm për atë që po ndodh atje.", - u shpreh kryeministri irlandez, Leo Varadkar.
Sipas këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Xhejk Sulivan, i cili ndodhet për vizitë në Izrael thotë se Izraeli ka të drejtën "të ndjek Hamasin", por duke marrë parasysh ligjin ndërkombëtar për sigurinë e civilëve dhe kjo duhet të shihet në terren.
“Për sa i përket mënyrës se si zgjidhen objektivat dhe të gjithë kalojnë në të njëjtin proces, një proces me të cilin Izraeli zgjedh objektivat dhe përpiqet të bëjë dallimin midis objektivave që godasin Hamasin dhe atyre që mund të marrin jetën e civilëve të pafajshëm. Ajo që ne kemi thënë vazhdimisht është se Izraeli ka synimin të sigurohet që po i bën ato dallime midis civilëve dhe objektivave ushtarake në mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme dhe ne duam të shohim rezultatet në terren, që përputhen me këtë.”, - theksoi këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Xhejk Sulivan.
Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit gjatë 10 javëve të fundit kanë vrarë më shumë se 18,700 palestinezë. Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nën rrënoja, ndërsa nga pala izraelite jetën e kanë humbur 1,500 persona.
FARIJE DAUTI BAKIJU
