Maqedoni
Në Shkup nëntë aksidente për 24 orë
24.03.2015 14:45
Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej nëntë aksidente rrugore...

Prej tyre, tre janë me pasoja të dëmit material dhe katër janë me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë tre shoferë të automjeteve motorike, një bashkëdhëtar, një shofer, një çiklist dhe një këmbësor.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasojë lëndime të rënda trupore. Aksidenti i parë ka ndodhur në orën 15:10 në rr."Simeon Kavrakinov", ndërsa i dyti në orën 22 në udhëkryqin nga bul."Aradhat e partizanëve" dhe rruga servisuese që çon drejt garazheve të NP "Shkup" - Gjorçe Petrov. Në të dy aksidentet e trafikut lëndime më të rënda trupore ka marrë një këmbësor.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar nëntë shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Gjashtë shoferë të cilët kanë kaluar në semaforin me ngjyrë të kuqe në udhëkryqe, tetë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të vlefshmërisë së lejes së qarkullimit, si dhe 10 shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin celular ose nuk e kanë vendosur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special "kaçubet" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë larguar 91 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë ligjëratë edukative në SHF "Jane Sandanski" e cila gjendet në territorin e komunës së Çairit.
Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet normal dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit./mia
