Maqedoni
Fuqia punëtore, Qyra: Tregut i nevojiten 25 mijë punëtorë
16.12.2023 15:33
“Nevoja për punëtorë ka bërë që shumë kompani të kërkojnë alternativa për inkuadrim të kuadrit...

“Nevoja për punëtorë ka bërë që shumë kompani të kërkojnë alternativa për inkuadrim të kuadrit të nevojshëm në tregun e punës, ku njëra ndër to ësthë edhe importi i fuqisë punëtore”.
Sipas një analize të bërë nga OEMVP vendi ka nevojë për 25 mijë punëtorë të cilët duhet të përfshihen në tregun e punës. Kryetari i kësaj ode Mendy Qyra thotë se liberalizimi i fuqisë punëtore është më se i nevojshëm, duhet të lehtësohen edhe procedurat për marrjen e dokumentacionin e duhur. Për ta zbutur sadopak krizën me fuqinë punëtorë nga Oda kanë dalur me kërkesë për ritjen e kuotës për punëtort të cilët vijnë nga jashtë.
“Kuota nga 5 mijë të rritet në 15 mijë punëtorë gjë që pjesërisht do ta plotësoj nevojën punëtoreve të cilët kanë kompanitë nevojë këtu në Maqedoninë e Veriut. Një ndër problemet kryesore nga viti 2024 e tutje do të jetë problemi i fuqisë punëtore. Për momentin kërkohen 25 mijë punëtorë dhe mendojmë që institucinet, agjencioni për punësim, ministria e punës sociale duhet ti azhurnojnë dhe të kontrollojnë se këto 110 mijë të papunë sa është real ky numër apo ka diqka tjetër që funksionon”, u shpreh kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra.
Bytyqi: Zgjidhja te të papunësuarit në vend
Zv kryeministri Fatmir Bytyqi për TVM2 deklaron se do ta shqyrtojnë kërkesën e OEMVP. Me vendimin e fundit ata kanë rritur kuotën në 8 mijë, për punëtorët e huaj por zgjidhja sipas Bytyqit duhet të kërkohet tëk të papunsuarit.
“Duke i dëgjuar këto zëra para një muaj e gjysëm sollëm vendim për rritjen e numrit të kuotës për fuqi të huaj të punës e cila aktualisht është afër 8 mijë. Kam thënë gjithmonë se prioritet duhet të jetë fuqia e papunësuar e vendit ajo që eështë e lirë dhe kemi për masa të ndryshme për rikulifikimin e fuqisë së punës. Sollëm edhe një masë tjetër e cila mundëson që një pjesë e rritjes së pagave prej 3-9 mijë denarë të lirohet nga kontributet që të kenë mundësi punëdhënist të stimulojnë më shumë fuqinë punëtore egzistuese që të jetë më aktive. Do e shofim kërkesën e OEMVP-së dhe gjithsesi se mund të vijmë deri tek një zgjidhje”, theksoi Zv kryeministri Fatmir Bytyqi.
Murati: 6100 leje pune për shtetasit e huaj
Sa i përket rritjes së kërkesës për punëtorë Bekim Murati nga agjencioni për punësim thotë se është si rezultat i fillimit të ndërtimit të Koridorit 8 dhe të hekurudhave.Sa i përket shtetasve të huaj që punojnë në vendin tonë dominojnë ato Turq por nuk mungojnë as punëtort nga vendet Aziatike.
“Në agjencionin për punësim deri në këto momente janë dhënë rreth 6100 leje qëndrimi për shtetasit e huaj këtu dominojnë shtetasit nga Turq numri i të cilëve arrin në 2800 persona, pastaj kemi nga Kosova, Shqipria por nuk mungojnë shtesas nga shtetet më të largëta siq janë India, Nepali megjithatë numri i tyrë është simbolik. Kryeson Turqia ku mbi 50 % e kuotës është i plotësuar me shtetas nga Turqia”, u shpreh drejtor i agjencionit për punësim Bekim Murati.
Në vitin 2023 rreth 30 milion euro u ndanë për personat e papunë nëpërmjeta masave të cilat i ofron agjencioni për punsim.Në krahasim me janarin e vitit 2023, kur në Agjencinë për Punësim kishte rreth 111 mijë persona të papunë, ky numër është zvogëluar në 103 mijë, apo 8 mijë persona më pak nga fillimi i vitit.
GAZMEND KURTISHI
