Botë
Gaza, ushtria izraelite vret tre pengje
16.12.2023 16:17
Ushtria Izraelite vazhdon slmet në Gaza prej ku njoftohet për të paktën 14 të vdekur...

Ndërkohë Tel Avivi shpërthen në protestat pas vrasjes gabimisht të 3 pengjeve izraelite të marra nga Hamas nga ushtria izraelite në Gaza.
Protestuesit njëherit kërkuan që qeveria izraelite të bëjë më shumë për lirimin e pengjeve dhe kthimin e tyre në atdhe. Në një deklaratë të trupave të mbrojtjes së Izraelit u tha se viktimat u identifikuan gabimisht si militantë të Hamasit. Kryeministri izraelit Benjamin Njetanjahu kërkoi falje publike, u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se rasti do i nënshtrohet një hetimi të thellë. Keqardhje për vrasjen e pengjeve edhe nga shtëpia e bardhë.
“Është tmerruese kjo nuk është rezultat që dikush dëshiron ta shoh, mendoj se izraelitët do ta shqyrtojnë këtë, do të bëjnë forenzikë dhe do të tentojnë të kuptojnë si ka ndodhur kjo. Kjo është mënyra si do të vepronim edhe ne dëshirojmë të dijmë sa më shum”, shprehet Xhon Kirbi nga shtëpia e bardhë.
Sipas mediave amerikane për t’i dhënë Hamasit një goditje të fortë, ushtria izraelite po planifikon nisjen e përmbytjeve të sistemit nëntokësor të tuneleve të tyre.
GYLTENE SINANI
