Botë
Të dielen mbahen zgejhdjet në Serbi, Kosova e Shqipëria apel shqiptarët për të votuar
16.12.2023 16:39
Në Serbi të dielen më 17 dhejtor do të mbahen zgjedhejt paralamnetare...

Ulëse në parlamentin serb synon edhe kualicioni i 5 partive shqiptare që drejtohet nga deputeti i deri tanishëm Shaqip Kamberi, që në listen votuese mban numrin 13, si dhe Alternativa për Ndryshim e Shqipërim Arifi që mban numrin 18.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së preshevës daljen në zgjedhje, pasi siç thot ai janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin e tyre politik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
“Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t'ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, ka shkruar Begaj.
Edhe Kreu i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani ka dalë me thirrje për shqiptarët e Luginës së Preshevës që të tregojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
“Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian. Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake! U uroj fitore kandidatëve shqiptarë”, ka shkruar Hasani.
Edhe Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti dhe liderët politik në Kosovë Kanë bërpë thirrje për dalje sa më moasovike të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që shqiptarët e Luginës të përfaqësohen me deputetët e tyre në parlamentin e Serbisë, prej 250 deputetësh.
Por Kosova nuk ka lejuar që këto zgejdhje organizohen në komunat me shumicë serbe siç ka ndodhur në të kaluarën. Të drejtë vote sipas autoriteteve zgejdhore serbe kanë mbi 6 milion e gjysëm votues. Për zgjedhjet parlamentare janë paraqitur 18 lista me kandidat por gara kryesore zhvillohet mes partisë së presidentit Serb Vuçiq dhe Opozitës pro evropiane.
GYLTENE SINANI
