Maqedoni
LSDM, kualicioni anti evropian bllokoi eurointegrimet
16.12.2023 17:01
Qytetarët e vendit meritojnë ardhmëri evropiane, por këtë po e pengon kualicioni...

Qytetarët e vendit meritojnë ardhmëri evropiane, por këtë po e pengon kualicioni anti evropian i VMRO-DPMNE-së dhe E Majta, deklaruan nga LSDM. Sipas kësaj partie tani mund të festonim hapjen e kapitujve dhe vazhdimin errugës evropiane, por na u përsërit viti 2008 nga partia e njejtë e cila aso kohe e bllokoi anëtarësimin në NATO.
Fajtori nuk ndodhi hapja e kapitujve në samitin e BE-së ka emër dhe mbiemër Hristijan Mickoski dhe DPMNE thonë nga LSDM.
“Bllokadat e kualicionit anti evropian të VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës janë arsyeja e vetme, edhe pse kemi përfunduar me sukse procesin e skriningut, edhe pse kemi përkrahje të fuqishme dhe të pa hamendësuar, si dhe dyer të hapura nga BE. Konkluzat e Këshillit të BE-së janë të qarta si kristali, kemi skrining të suksesshëm dhe pa prolongim do të thirret konferenca e dytë ndër qeveritare për hapjen e kapitujve pa votimin e ndryhsimeve kushtetuese”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
VMRO-DPMNE, vendi u bllokua për shkak të politikës së dobët
Por nga VMRO-DPMNE kanë pyetur nëse misnitri i jashtëm Bujar OSmani dhe kryemisnitri Dimitar Kovaçevski kanë krijuar miq në BE, pse askush nuk e luti Bullgarinë që të mos vendos veto? Maqedonia u bllokua në rrugën e BE-së, ndërsa Ukraina e cila ndodhet në luftë ka filluar biseidmet me BE-në, thonë nga partia opoziotare.
“Arsyeja themelore pre Maqedonia nuk I fillon bisedimet është niveli I lartë i kriminalitetit dhe korrupcionit në kreun e pushtetit.Pse e them këtë sepse pot ë mos ishte ashtu problemin me Bullgarinë forcat e mëdha do ta zgjidhnin për një partadite apo pasdite. Do të shkonte një përfaqësues I lartë në Sofje, do të takohej me atë që duhet të takohet dhe problem nuk do të ekzistonte”, theksoi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-DPMNE-së ajo që vendi pranon diktate, është për shkak se Kovaçevski dhe OSmani janë të pa aftë. Nuk ka raport ndërkombëtarë apo përfaqësues ndërkombëtarë i cili nuk e ka theksuar kriminalitetin dhe korrupcionin në vend thonë nga partia e Mickoskit.
SANIJE DURAKU
