Maqedoni

VMRO-DPMNE, e pa qartë nëse do të jetë pjesë e qeverisë teknike

16.12.2023 17:45

Mbetet ende e paqartë nëse partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, do të bëhet pjesë e Qeveris teknike...

Mbetet ende e paqartë nëse partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, do të bëhet pjesë e Qeveris teknike, e cila do të udhëheqet nga Talat Xhaferi. Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikoloski, thotë se me serizitetin më të madhë janë duke i analizuar hapat që do të ndërmarrin në periudhën në vazhdim.
 
Sipas tij pushteti po shkel ligjin me përpjekjet për të mos zgjedhur një anëtar të KSHZ-së që do të vinte nga fronti oopozitar shqiptar. 
 
“Ligji thotë se KSHZ ka 7 anëtarë, 4 prej të cilëve janë të qeverisë dhe 3 të opozitës. Për momentin ai vend është i paplotësuar, edhe pse të gjithë e dinë që duhet të jetë I opozitës. Edhe pse janë shkelur disa ligje, duke pasur parasysh se ligjet kanë norma dhe procedura të qarta se pwr sa  kohë duhet të përfundoj plotwsimi I  KSHZ-së”, u shpreh nënkryetar i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
 
Kryeministri  Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar se së shpejti do ta takojë kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për të diskutuar rreht “Qeverisë teknike”, megjithëse siç ka thënë ai Qeveria teknike është obligim ligjor dhe ligjet duhen respektuar. Ndërsa në komisionin kuvendor për zgjedhje dhe emërime gjatë shqyrtimit të kandidaturave për anëtarë të KSHZ-së kryetarja e komisionit ka bëtë të ditur se kandidati i opozitës shqiptare Abdush Demiri nuk i plotëson kushtet pasi është anëtarë i organeve të larta të Lëvizjes Besa, përkatësisht sekretar i përgjithshëm i kësaj partie. 
 
Ndërkohë kreu i kuvendit Talat Xhafiri u ka kërkuar liderëve të opozitës shqiptare Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Skender Rexhepi dhe Arianit Hoxha që në një afat treditor ta dorëzojnë propozimin e tyre për anëtarë të KSHZ-së.
 
“Ju njoftoj se në pajtim me nenin 29 paragrafin 1 të Kodit zgjedhor në afat prej tri ditëve nga dita e pranimit të këtij njoftimi, më së voni deri më 18 dhjetor 2023 deri në ora 16,30, është e nevojshme me shkrim të më dorëzoni propozim për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Lista e dorëzuar në shtojcë të Raportit”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Xhaferi.
 
Qeveria teknike duhet të formohet më 28 janar. Sipas marrëveshjes së arritur mes LSDM-së dhe BDI-së në vitin 2020, BDI për  këtë pozicion propozoi kryetarin aktual të Kuvendit, Talat Xhaferi ndërsa në vend të tij do të zgjidhet deputeti Jovan Mitrevski nga LSDM.
 
SANIJE DURAKU