Botë

SHBA paralajmëron Korenë e Veriut, sulmi bërthamor "i jep fund të regjimit të Kimit"

16.12.2023 18:07

SHBA-të kanë paralajmëruar Korenë e Veriut që çdo sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara...

SHBA-të kanë paralajmëruar Korenë e Veriut që çdo sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara do të rezultonte me “fund të regjimit të Kimit”.
 
Në një deklaratë të përbashkët të Grupit Konsultues për Çështje Bërthamore SHBA-Kore e Jugut, është rikonfirmuar se çfarëdo sulmi i Phenianit ndaj Koresë së Jugut do të rezultojë me përgjigje të shpejtë dhe vendimtare.
 
“Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan përkushtimin e palëkundur për të ofruar mbrojtje shtesë për Republikën e Koresë, përfshirë kapacitetet e plota të SHBA-së”, është thënë në një deklaratë të publikuar prej Shtëpisë së Bardhë.
 
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë paralajmërim të ngjashëm në prill, duke thënë se cilido sulm i Koresës së Veriut do të nënkuptojë fundin e Qeverisë së Phenianit.