Hendboll
Hendboll: Franca dhe Norvegjia në finalen e Botërorit të femrave
16.12.2023 18:28
Hendbollistet e Francës dhe Norvegjisë do të luajnë sërish në finalen e Kampionatit Botëror të femrave...

Hendbollistet e Francës dhe Norvegjisë do të luajnë sërish në finalen e Kampionatit Botëror të femrave, siç ishte rasti edhe dt vite më parë në Spanjë.
E gjithë kjo, pasi francezet mposhtën në gjysmëfinalen e djeshme në Herning të Danimarkës Suedinë me rezultat 37-28, ndërsa norvegjezet triumfuan ndaj Danimarkës në një gjysmëfinale tjeter dramatike me 29-28 pas kohës shtesë.
Francezet vazhdojnë të kenë një efekt 100% në turneun e Botërorit, ndërsa rrugës për në finale në xhiron e fundit të fazës së grupeve mposhtën Norvegjinë 24-23 në Trondheim. Danimarka dhe Suedia do të luajnë për medaljen e bronztë në Herning të dielën nga ora 16:00, ndërsa Franca dhe Norvegjia do të luftojnë për titullin e kampionit të botës nga ora 19:00.
Në finalen e tyre të nëntë, norvegjezet do të tentojnë të fitojnë medaljen e pestë të artë botërore, ndërsa francezet janë për të shtatën herë në finale dhe deri më tani kanë fituar dy herë titullin e kampionit të botës. Finalja e së dielës do të jetë e katërta në histori mes Norvegjisë dhe Francës. Në tri finalet e mëparshme, ka qenë Norvegjia që ka ngadhnjyer çdoherë.
