Futboll

Gorazd Mihajllov largohet nga Sileksi

16.12.2023 18:31

Vetëm një javë pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit në kampionatin vendas të futbollit...

Vetëm një javë pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit në kampionatin vendas të futbollit, Gorazd Mihajllov u tërhoq nga posti i trajnerit të ekipit të Sileksit.
 
Mihajllov dy vjet e gjysmë ishte në radhët e skuadrës të ligës së parë që vjen nga Kratova dhe gjatë kësaj periudhe me Sileksin e ka fituar edhe trofeun në Kupën e Maqedonisë, ndërsa skuadrën e ka udhëhequr si në paraqitjet në skenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për një sezon në ligën e dytë të futbollit në vendin tonë.
 
Të dyja palët e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje dhe sipas informacioneve jozyrtare, në garë për marrjen e pozitës janë disa trajnerë, ndërsa përmenden emrat e Sllavço Georgievskit dhe Srdjan Zaharievskit, por edhe ai i Aleksandar Vasoskit, i cili gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi largimin e tij nga bankina e skuadrës së Vardarit.