FIFA rangimi i femrave: Maqedonia e Veriut në pozitën e 135-të
16.12.2023 18:33
Në renditjen e fundit të FIFA-s të ekipeve kombëtare në konkurrencën e femrave...
Në renditjen e fundit të FIFA-s të ekipeve kombëtare në konkurrencën e femrave, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është në pozitën e 135-të, që është një rënie prej gjashtë vendesh në krahasim me renditjen e mëparshme. N
ga ana tjetër, Shqipëria dhe Kosova janë me rangim shumë më të lartë në krahasim me Maqedoninë. Kombëtarja shqiptare, edhe pse ka regjistruar humbje të një pozite, muajin dhe vitin do ta mbyll si e 73-ta, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës, me një avancim prej dy pozitash në dallim me muajin nëntor, vitin do ta përmbyll në pozitnë e 100-të.
Kryesues e re në rangimin e femrave është kombëtarja spanjolle, e cila është ngjitur me një pozicion, ndërsa SHBA, që aktualisht është në vendin e dytë, gjithashtu ka regjistruar një përparim prej një vendi.
Franca do ta mbyllë vitin në vendin e tretë, që është një përmirësim me dy pozicione, ndërsa Anglia është në pozitën e katërt edhe këtë muaj. Rënia më e madhe prej katër vendesh është shënuar nga Suedia, e cila është e pesta, ndërsa në rangimin e muajit të kaluar ishte kryesuese, ndërsa në mesin e dhjetë kombëtareve më të mira të femrave janë Gjermania, Holanda, Japonia, Korea dhe Kanadaja.
