Maqedoni

Partitë e reja, të gjitha opcionet janë të hapura për zgjedhjet

17.12.2023 15:53

Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve Presidenciale dhe atyre Parlamentare ka vendosur...

Caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve Presidenciale dhe atyre Parlamentare ka vendosur në lëvizje subjekte politike. LSDM ka dalur me ftesë publike për krijimin e një blloku pro evropian, derisa dy partitë shqiptare në pushtet BDI dhe ASH po shqyrtojnë opcionet e mënyrës së daljes në zgjedhje.
 
Në bllokun opozitarë VMRO-DPMNE mbetet në kualicion me partnered aktual, derisa tri partite shqiptare Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike kanë fomuar kualicionin e quajtur Lidhja Evropiane për Ndryshim.
 
Por si do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023 partitë e reja si Partinë Demokratike Europiane e Arjanit Hoxhës dhe Lëvizjen Populli e Skender Rexhepit – Zejdi. Të gjitha opsionet janë të ha pura thonë nga këto dy parti. 
 
“Sa i përket bashkëpunimeve të mundshme, ne në mbledhjen e javës së kaluar kemi diskutuar gjërë e gjatë për mundësit dhe formën e bashkëpunimit, dhe në përgjithësi jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike në vend, normalishtë në parim me ato subjekte politike me të cilët i ndajmë vlerat e përbashkëta. Dhe si rezultat i kësaj, kemi vendosur që në mënyrë unanime që ta autorizojmë Kryetarin e partisë për ti filluar bisedimet me të gjithë liderët e subjekteve politike, pastaj që të kthemi në një mbledhje të ardhëshme që përfundimishtë të marrim vendimin e duhur që PDE në zgjedhjet e ardhëshme Parlamentare do ta nxirte me një rezultat të shkëlqyer”, u shpreh zëdhënësi i PDE, Liridon Useini.
 
“Lëvizja Populli është në përgatitje e sipër për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, dhe jemi në proces të strukturimit partiak, kurse sa I përket mundësis dhe kualicionimeve eventuale për këtë do të vendosë Kuvendi Qendror I Lëvizjes Populli në një nga mbledhjet e ardhëshme të partisë. Për këtë qështje e kemi autorizuar Kryesinë më të lartë të partisë për ti realizuar negociatat me partitë tjera, kurse koualicionimi më I mirë për ne do të jetë koualicionimi me Popullin”, theksoi  Onur Ali nga Lëvizja Populli.
 
Edhe PDSH e cila aktualisht ka një deputet në kuvend, ende nuk e ka bërë të qartë mënyrën e pjesmarrjes në zgjehdjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024.
 
FITIM KRYEZIU