Maqedoni

Dokumentet personale: Pritjet pa termin, janë të gjata

17.12.2023 16:15

“Edhe përkundër hapjes së pikës së re për kërkesa për dokumentet personale...

“Edhe përkundër hapjes së pikës së re për kërkesa për dokumentet personale, prap se prap këtu është një rrëmujë e madhe dhe qytetarë që presin me orë të tëra”.
 
Qytetarët të cilët takuam teksa prisnin në radhë për të dërzuar kërkes dhe për tu fotografuar për ndërrim të dokumenteve personale pa termin në Stacionin policor “Prolet” në Shkup, janë të pakënaqur nga mënyra e organizimit dhe orët e gjata që duhet të pritet në radhë. Kërkojnë të hapen pika të reja  për ndërrimin e dokumenteve ndërsa akuzojnë se shkak i pritjeve të gjata janë edhe shfrytëzimi i lidhjeve të ndryshme për të kryer shërbimin pa pritur radhë.
 
“Po mundohemi të qëndrojmë,letë nuk e kemi por e kemi patjetër të presim. Pa termin ndoshta edhe më mirë se dikush pret  për termin edhe 1 muaj, por procedura është shumë e ngadalshme .Administratorë ka shumë ,por puna ngecë”, shprehet qytetari.
 
“Unë po pres rreth një orë ,por jamë në rradhë në fund,u ula sepse nuk mund të qëndroj.Sipas asaj që e shof do të duhet të pres edhe më së paku 2 3 orë.Ka shumë që presin,procedura është e ngadalshmë ,koha e ftoftë dhe e vështirëson pritjen.Duhet të hapen më shumë pika,nuk mundet dikush të vijë nga Saraji,Karposhi,Qendra apo prej diku më larg dhe të pres këtu tërë ditën”, theksoi qytetari.
 
“Nuk e di nëse punojnë të gjitha kabinat,sikur të punojnë do të ishte mirë.Presim më shumë se 4 orë akoma nuk mund të arrijmë në radhë.Nuk ka kushte,në këtë kohë të ftoftë të presësh-4-5 orë .Nuk është në rregull”, shprehet qytetari.
 
“Shpejtë? Nuk është shpejtë ,ka të tillë që hynë pa pritur rendhë i kanë lidhjet e tyre.Sikur të ishte ministri këtu sigurisht se nuk do të priste 4 orë”, theksoi qytetari.
 
Ministria e punëve të brendshme, sipas nevojës do të hapen edhe pika të reja 
 
Nga Ministria e punëve të brendshme mohojnë akuzat se gjatë fotogorafimit ka njerëz që marrin shërbime pa pritur radhë. Theksojnë se në bazë të nevojës do të hapen edhe pika të tjera për ndërrimin e dokumenteve.
 
“Nuk ndodh një gjë e tillë ,absolutisht.Si vijnë qytetarët ashtu shërbehen dhe punojnë të gjitha sportelet e fotografimit .Përsëris që qytetarët të jenë të qetë ,kemi kohë dhe secili do ti marrë dokumentet në kohë...Në qytetet e tjera kemi numër të madh të dokumenteve të ndërruara .Ajo që ishte problem në Shkup,e zgjidhim përmes pikës së fotografimit në Stacionin Policor"Prolet".Sipas analizave tona këta janë kapacitete të mjaftueshme, nëse eventualisht vërtetohet ndonjë nevojë ne si ministri jemi këtu të reagojmë në interes të qytetarëve.Sipas analizave tona ,vlerësojmë se këto janë kapacitete të mjaftueshme që të mbulohet afati që është kërkuar, shkurt i viti 2024”, u shpreh zëdhënësi i MPB-së, Toni Trajkovski.
 
Në periudhën prej kur është hapur pika e re ka rreth 30 mijë kërkesa të parashtruara për ndrrimin e dokumenteve. Nga MPB njoftojnë se deri më tani janë ndryshuar mbi 1 milion pasaporta dhe letërnjoftime dhe mbi 500 mijë leje për vozitje .
 
FLORIJE BELULI KAMBERI