Maqedoni
Dhuna në familje, brenda vitit SOS linja regjistron 500 raste
17.12.2023 17:21
Brenda vitit në vend paraqiten rreth 500 raste të viktimave të dhunës...

Brenda vitit në vend paraqiten rreth 500 raste të viktimave të dhunës, ndërsa brenda një jave paraqiten rreht 10 raste. Rastet e dhunës psikologjike raportohen më tëpër në SOS linjën telefonike pranë Këshillit Kombëtarë të gruas, sidomos gjatë fushatave sensibilizuese.
Pre e dhunës zakonisht janë kategoria më e dobët si- gratë dhe fëmijët, por ka edhe burra që paraqesin forma të ndryshme të dhunës si fizike ashtu edhe psikologjike.
“Këto ditë më së shumti është denoncuar dhuna psikologjike. Llojin e dhunës fizike ose seksuale mund ta detektojmë shumë më lehtë dhe të tregojmë se jemi viktima, pasi njerëzit tregojnë sakt se cka ndodhi, apo tregojnë se në trup kanë plagë. Mirpo kur viktimë te dhuna psikologjike, e cila në mënyrë të tërthort, qoft edhe direkt është bashkëparalele me të gjitha llojet e dhunës dhe në këtë drejtim jemi të verbërta. 95% e viktimave të dhunës në familje janë gratë, zakonisht gratë e reja ose ato që kanë ndonjë të metë kognitive. Në Maqedoni çdo e dyta grua është viktim e dhunës”, u shpreh Sumea Ramadani nga SOS linja -këshilli kombëtar për gratë në MV.
Sipas psikoterapistes Sumea Ramadani, te burrat që raportojnë rastët, dominon dhuna ekonomike- ku fëmijët marrin pensionet e prindërve.
Teologët, besimtarët ti ruajnë raportet në familje
Edhe institucionet fetare angayhohen për uljen e dhunës në familje. Nga Bashkësia Fetare Islame, thonë se teologët që janë nën ombrellën e këtij institucioni, vazhdimisht ju bëjnë thirrje besimtarëve që të përmisojnë raportet ndërnjerëzore, sidomos ato brenda familjes, fëmijët të përmbushin detyrimet ndaj prinderve dhe bashkëshortët mes veti.
“Feja është elementi kryesor i cili ka mundësi të bëjë ndryshime pozitive te njeriu. Hoxhallarët i trajtojnë këto tema në ligjeratat e tyre gjatë ditëve të premte, duke kërkuar nga besmitarët që të sillen mirë me prindërit dhe të gjithë antarët e familjes.Islami i ka dhënë një trajtim të drejtë gruas në suaza të jetesës sonë individuale, kolektive, shoqërore. Zoti për të demostruar pozitën e lartë që ka gruaja, e ka përmendur me emra të vacant dhe një kaptinë e tërë i është kushtuar asaj”, theksoi teolog në bashkësinë fetare islame në MV Fejzullah Sadiku.
Megjashi, shumë fëmijë janë të rrezikuar nga dhuna
Nga ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” thonë se fëmijët krysisht dhunohen nga bashkëmoshatërët e tyre, ndërsa dhunën brenda familjes kanë frikë ta raportojnë pasi ndihen të pafuqishëm dhe skeptik.
“Të dhënat tona tregojnë se shumë fëmijë janë të rrezikuar nga dhuna, veçanërisht nga dhuna e bashkëmoshatarëve, e cila ndikon në zhvillimin e tyre optimal psikofizik. Ndëshkimi trupor ende dominon si mënyrë e rritjes së fëmijëve, përveç gjurmës psikologjike që lë tek fëmijët gjatë gjithë jetës. Ne kemi njohuri se problemi i dhunës së bashkëmoshatarëve është aq i madh sa që disa nga prindërit planifikojnë të largohen nga Maqedonia pikërisht për shkak të atij problemi. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve fëmijët kanë frikë të flasin për atë që ndodh në familjen e tyre, për dhunën brenda dhe jashtë shkollës, nuk besojnë se problemi i tyre do të zgjidhet shpejt dhe se do të mbrohen”, - thonë nga Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë “Megjashi”.
“Të gjithë viktimat që janë pre e çfardolloj dhune , të njejtën mund ta raportojnë në SOS-linjën telefonike ,në numrin 141-700 nga të gjithë operatorët e vendit- pa prefix, për të kërkuar dhe marrë mbështetje institucionale”.
FARIJE DAUTI BAKIU
