Botë

Zgjedhjet në Serbi, dy listat shqiptare synojnë të fitojnë deputet

17.12.2023 17:43

Në Serbia po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare...

Në Serbia po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale dhe ato për krahinën e Vojvodinës. Po votohet edhe në Luginën e Preshevës, ku partite politike atje po garojnë me dy lista, përkatësisht kualicioni “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” që udhëhiqet nga Shaip Kamberi dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, që udhëhiqet nga Shqipërim Arifi.
 
Pasi ka shfrytëzuar të drejtëmn e votes Kamberi ka shprehur pritshmërinë e tij se kualicioni që drejton do të sigurojë të paktën një deputet.                                                                                                                     
“I kemi bërë të gjitha përpjekjet që elektoratin e partive pjesmarrëse në kualicionin tonë ta bindim që të dalë. Gjith këto parti kanë potencial të mjaftueshëm të kenë minimum një deputet... Edhe herën e kaluar ishim dy lista dhe lista jonë ka marr 10 mijë vota të mjaftueshme për të kaluar një deputet. Kemi pasur vështërsi në një njësi ku jan përsëritur zgjedhjet sepse ishim në konkurencë të drejtëpërdrejtë jo me listen tjetër shqiptare por ishim drejtëpërdrejtë me SPS-në e Ivica Daçiqit, ne morëm një madat ata humbën një mandat”, u shpreh Shaip Kamberi nga kualicioni “Beteja politike e shqipatarëve vazhdon”. 
 
Apel për pjesmarrje të shqiptarëve të Luginës së preshevës në zgejdhjet në Serbi kanë bërë krerët e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe liderët e BDI-së dhe Ash-së Ali Ahmeti dhe Arben Taravari. Zgjedhjet e Serbisë nuk u lejuan të organizohen në Kosovë, prandaj serbët me dy shtetësi dhe shqiptarët e Luginës që jetojnë në Kosovë, u organizuan me autobus për të votuar në Serbi.
 
Të drejtën e votes e ka shfrytëzuar edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka shprehur pritshmëritë e tij se partia e tij sëbashku me partnerët do të arrijë të sigurojë fitore bindëse.                                                                                                          
“Shpresoj se të gjith aterët e garës zgjedhore do të sillen në mpënyrë racionale dhe të prëgjegjshme edhe pse nuk jam I sigurt për këtë. Serbinë në periudhën e ardhëshme e presin detyra të shumta të cilat duhet përfunduar. Kur them fitore bindëse kjo do të thot se Lista Serbia nuk guxon të ndalet, do të jetë afër shumicës apsolute apo do të ketë shumicë apsolute. Mendoj se ky është kushti që Serbia të vazhdojë rrugën e prosperitetit dhe suksesit”, theksoi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.                                                                                   
 
Qytetarët serb janë të ndarë në qëndrime, disa mendojnë se aktualisht jetohet mirë, port ë tjerët korkojnë ndryhsime.     
                                                                       
“Në krahasim me para 10 vite mendoj se jetohet pak më mirë. Është fakt se gjithçka është shtrenjtuar por mendoj se ka më shum punë se më pare”, u shpreh qytetari. 
 
“Pres të jenë korrekte dhe të drejta dhe të sjellin ndonjë ndryhsim të shum pritur. Nëse ndodh ajo që duhet ndodhur mesiguri se do të bëhet më mirë”, theksoi qytetari. 
 
“Pres ndryhsime, pres ndryshime edhe aq. Nuk mendoj se zgjehdjet do të jen sa duhet korrekte”, u shpreh qytetari.  
 
“Nuk pres bukfalisht asgjë, pres që njerëzit të dalin në votim dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre. Mendoj se diçka do të ndryshojë për të mire, por dyshoj se kjo do të ndodhë”, theksoi qytetari.   
 
Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës prej orës 7:00 deri në 20:00. Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vlladimir Dimitrijeviq, ka thënë se të gjitha 8 mijë e 273 qendrat e votimit janë hapur me kohë në tër Serbinë.
 
Zgjedhjet po monitorohen nga 5 mijë e 587 vëzhgues vendorë dhe të huaj që paraqet numër rekord të vëzhguesve, në krahasim me zgjedhjet e mbajtura deri më tani në Serbi.
 
GYLTENE SINANI