Maqedoni

Mexhiti dhe Spasovski, promovuan helikopterin për transport pacientësh

17.12.2023 18:01

Erdhën me helikopter, minsitri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ai i brendshëm Oliver Spasovski...

Erdhën me helikopter, minsitri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ai i brendshëm Oliver Spasovski për të njoftuar vënien në dispozicion të helikopterit për transportin e pacientëve.
 
“Me këtë bashkëpunim mes dy misnitrive mundësojmë veprimin e përbashkët të pjestarëve të njësisë së helikopterëve pranë misnitrisë së brendëshme, dhe institucioneve shëndetësore, përdorimin e helikopterit për transportin e pacientëve, Helikopteri ka paisje mjekësore për transportim ajror, ndërsa spitali 8 shtatori do të organizojë një ekipë profesionale me përvojë për të shoqëruar pacientin.”, u shpreh minsitri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti.   
 
“Shpejtësia në transportin e pacientëve e cila me të vërtetë u është e nevojshme ndihmë e shpejtë dhe efikase nga cilido qoftë pjesë e Maqedonisë do të përfundohet për 40 minuta, kohë shum më e shkurtër se sa me automjet ambulant”, theksoi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. 
 
Madje që në ditën e parë projekti filloi të zbatohet. Minsitri Mexhiti njoftoi se u transportua një gjuetar i lënduar nga fshati Bukoviq i Tetovës, i cili kishte lënduar këmbën. 
 
GYLTENE SINANI