Maqedoni
VMRO/LSDM, shkëmbim akuzash për euroi integrimet
17.12.2023 18:19
Status quo-ja e Maqedonisë së Veriut sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropine...

Status quo-ja e Maqedonisë së Veriut sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropine vazhdon të përplas pushtetin dhe opozitën. Pas akuzave të LSDM-së se VMRO-DPMNE-ja është bërë pjesë e bllokut anti evropian, kjo e fundit pretendon se vendi nuk i filloi negociatat me BE-në jo se Bullgari paraqet problem, por sepse përfaqësuesit e lartë evropianë mendojn se ka nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit në krye të qeverisë.
Poashtu sipas tyre përpjekjet e pushtetit që të fshihet pas emrit qeveri pro-evropiane, janë të pasuksesshme për shkak të politikave të gabuara.
“Ata nuk arritën të lobojnë asgjë për Maqedoninë vetëm sepse askush në BE nuk dëshiron një kompani kriminale dhe të korruptuar. Vendimet e fundit treguan se çdo pengesë do të ishte e mundur të tejkalohej nëse Maqedonia do të kishte një sistem të vlerave reale evropiane, një shtet ligjor, një gjyqësor dhe prokurori të reformuar dhe një luftë të fortë kundër krimit”, u shpreh zëdhënësja VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Nga partia në pushtet LSDM ripërsërisin se pengesa e vetme që vendi nuk I filloji negociatat e BE-në është bllokada aktive e Mickoskit dhe Apasiev në Kuvendin e Maqedonisë. Gjithashtu social demokratet thonë se kto zgjedhje do jenë fund për bllokun antievropian të DPMNE-së dhe të majtës.
“Për qytetarët është e qartë se me DPMNE-në dhe të majtën nuk ka as Bashkimi Evropian, as të ardhme. Ndaj në këto zgjedhje bllokuesit aktivë, blloku antievropian i DPMNE-së dhe i së Majtës do të përballen me një ndëshkim dhe disfatë të madhe, bllokada aktive e rrugës evropiane do të bjerë brenda pak muajsh dhe do të mposhtet”, theksoi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
PRD, e gatshme për kualicion me LSDM-në
Ndërkohë LSDM merr mbështetje nga Partia për Ripërtritje Demokratike. Organet partiake të kësaj partie kanë vendosur që për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të bisedojnë për kualicion me partinë në pushtet.
“Këshilli qëndror I PRD-së ka sjellur vendim me të cilin e ka autorizuar këshillin ekzekutiv të nis bisedimet me LSDM-në. kemi formuar ekipë për bisedime me LSDM-në, do të shohim si do të rrjedhin bisedimet sepse ne insistojmë në implementimin e përcaktimeve tona programore, në pjesën e ambientit jetësor”, u shpreh Maja Moraçanin nga PRD.
LSDM ka ftuar partit politike dhe organizatat që të bëhen pjesë e kualicionit pro evropian, për të garuar sëbashku në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024.
SANIJE DURAKU
