Maqedoni
Mos ndëshkueshmëria e kriminelëve, Spasovski: Policia arreston të tjerët lirojnë
17.12.2023 18:37
Pas kritikave të Ambasadores Amerikane, angjela Ageler ndaj autoriteteve...

Pas kritikave të Ambasadores Amerikane, angjela Ageler ndaj autoriteteve për ndërtimin e kulturës së mosndëshkimit, çmim të cilin e pagoi me jetë 14 vjeçarja Vanja, Ministri i Punëve të Brendëshme, Spasovski thotë se ka folur shpesh për mosndëshkimin e kriminelëve , por duhet të konsolidohet edhe sistemi gjyqësor. Ai poashtu tha se deri sa MPB arreston të tjerët i lirojnë dhe kjo, thot ai medoemos të ndryshoj.
“Ndryshimi dhe konsolidimi i sistemit duhet të bëhet shpejt dhe me efikasitet. Është me rëndësi që kriminelët që në momentin e parë të arrestimit dhe dorzimit para drejtësis të ketë një rrugë përmes së cilës do ti shohin dhe do e dinë se kanë ardhur te momenti i eksekutimit të sankisonit ose te konsfiskimi I pronës që është fituar me krim. Të mos na ndodhë kur Ministria e Punëve të Brendshme i arreston dhe për një kohë të shkurtër i shohim në shtëpi ose pa I’u vendosur masat e duhura, pa kryer sanksionet”, u shpreh ministri i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski.
Ekstradimi i Palevskit, Çimen: Turqia kërkon garanca për mos dënim me vdekje
Aktuakisht pritet ekstradimin nga Turqia i të dyshuarit të parë Palevski. Avokati Mehmet Çimen nga Oda e Avokatëve të Stambollit për televisonin shtetëror bën të ditur se sipas marrëveshjes evropiane, Maqedonia e Veriut duhet të garantoj se nuk ka dënim me vdekje, gjegjësisht se i ekstraduari nuk do dënohet me dënim me vdekje.
“Ekstradimi i Palevskit do të kryhet sipas ligjit numër 6706 dhe detajeve që dalin nga nenet 10 dhe 21. Maqedonia e Veriut duhet të japë garanci se Palevski do të gjykohet sërish, Turqia do të marrë në konsideratë garancinë për rigjykim dhe garancinë se Palevski nuk do të gjykohet duke u dënuar me vdekje. Pas marrjes së garancisë, Turqia do të sigurojë ekstradimin”, theksoi Mehmet Çimen nga Oda e Avokatëve të Stambollit.
Çimen, Palevski do të jetë në paraburgim 40 ditë
Pasi të bien dakord për kushtet, Maqedonia e Veriut duhet të pajtohet me Turqinë kur do të ekstradohet Palevski.
“Pritet që Maqedonia e Veriut do të respektoj afatin për marrjen e Palevskit, nëse atë nuk e merr në datën për të cilën është dakorduar me Turqin. Palevski në Turqi mund të jetë në paraburgim më së shumëti 40 ditë, më pas ai mund të lirohet”, u shpreh Çimen.
Palevski si i dyshuari i pare për vrasjen e 14 vjeçares Vanja, me 30 nëntor u largua nga vendi, ai nëpërmjet Serbisë dhe Bullgarisë ka shkuar në Turqi.
SANIJE DURAKU
