Maqedoni
ITKSh, suksese të shumta në sferën e hulumtimit shkencor
24.03.2015 16:15
Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni...

Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni, rrumbullakosi edhe një vit të suksesshëm në fushën e hulumtimit shkencor, publikimit të botimeve të reja në sferën e albanologjisë, bashkëpunimit shkencor me Institutin e Historisë Nacionale, si dhe me Institutin e Tiranës dhe Prishtinës.
Të gjitha këto kanë përmbushur objektivat e këtij institucioni në zhvillimin e mendimit shkencor.
“Kemi dëshmuar se me kapacitetet shkencore që i kemi vihemi në funksion të zhvillimit të shkencës, të mendimit shkencor, mendimit objektiv pa paragjykime, por me argumente, pa stereotipa, por me fakte, pa emocione dhe me racionale dhe gjakftohtë”- deklaroi drejtori i ITKSH-së, Skender Asani.
“Inkurajojmë punonjësit shkencor që të vazhdojnë edhe më me profesionalizëm t’i qasen hulumtimit të trashëgimisë kulturore dhe historike. Qeveria dhe MASH-i është në dispozicion të institutit për të përkrahur nismat dhe projektet që kanë impakt të rëndësishëm në shoqëri”- tha ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
“Institutit i dëshiroj punë të suksesshme dhe të vazhdojë me tempo të tillë të hulumtimit të fakteve shkencore dhe historike, duke shpresuar se në të ardhmen do të rritet edhe më shumë numri i punimeve shkencore në këto sfera”- theksoi përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-ve, Helga Tejder.
ITKSH-ja, për herë të parë ka hapur dyert e bashkëpunimit edhe me Institutin Nacional të Historisë.
Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë në këto fusha do të kontribuohet në tejkalimin e dallimeve ekzistuese, u tha me këtë rast.
FLUTURA LATIFI
