Biatlon: Vazhdon dominimi i Thingnes Boe dhe Braisaz-Bocuhet
Johannes Thingnes Boe i Norvegjisë udhëhoqi shokët e skuadrës Johannes Dale-Skjevdal dhe Tarjei Boe...
Johannes Thingnes Boe i Norvegjisë udhëhoqi shokët e skuadrës Johannes Dale-Skjevdal dhe Tarjei Boe në garën e dytë radhazi me podium krejtësisht norvegjez në startin masiv në 15 km në Lenzerheide të Zvicrës. Lideri i Kupës së Botës e kaloi rrugën e tij drejt fitores, duke u rikthyer në grupin kryesues pas secilës nga dy penalltitë e mara dhe më pas siguroi fitoren me kohë prej 35:00.1 me një fazë të pastër përfundimtare. Dale-Skjevdal, me një penallti përfundoi i dyti, duke marrë podiumin e dytë të sezonit, 14.6 sekonda prapa fituesit. Tarjei Bo ndërkohë, vëllau i fituesit Johanes, gjithashtu me një penallti, u kalua në lakun e fundit për të përfunduar i treti. Për të shkëlqyeshmin Thingne Boe, kjo ishte fitorja e 77-të në karierën e tij fenomenale.
Sa i përket garës së femrave, startit masiv në 12.5 kilometra, Justine Braisaz-Bouchet siguroi fitoren e saj të tretë radhazi në Kupën e Botës. Francezja, 27 vjeçe, pasoi triumfet e të enjtes dhe shtunës, gjuajti pastër gjatë gjithë kohës në poligon, duke bërë 20 nga 20, dhe në fund ngadhnjeu me një përparsi prej 6 sekondash kundrejt ndjekëses më të afërt, suedezes Elvira Oberg. Në piadestal, nga pozita më e ulët u ngjit edhe motra më e vogël e kësaj të fundit, Hanna Oberg.
Garat e biatlonit në sezonin vijues, do të vazhdojnë në vitin e ri, fundjavën me 6-7 janar, në Obersdorf të Gjermanisë.