Maqedoni
Parashikimi imotit
18.12.2023 09:01
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore...

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore. Këtë të hënë dhe ditën e martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Në lugina paradite do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta ku temperaturat ditore do të mbeten më të ulëta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3°C deri në 10°C.
Në Shkup në mëngjes do të mbajë mot i ftohtë me mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 7°C.
