Maqedoni

ShBA - Karta e Adriatikut, Shqipëria sot merr kryesimin nga RMV-ja

18.12.2023 11:23

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të udhëheqë takimin përfundimtar të Komisionit të partneritetit të ShBA - Karta e Adriatikut...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të udhëheqë takimin përfundimtar të Komisionit të partneritetit të ShBA - Karta e Adriatikut, me të cilin rrumbullakohet kryesimi i Maqedonisë së Veriut  për vitin 2023. Siç bën të ditur MPJ-ja, në fokus të takimit do të jenë arritjet dhe e ardhmja e Kartës, si dhe situata aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Në iniciativë përveç Maqedonisë së Veriut, vende anëtare janë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Peshë të veçantë politike nismës i jep anëtarësimi i partnerit tonë strategjik, ShBA-së. Konform parimit të rotacionit, në vitin 2024 kryesimin me ShBA - Karta e Adriatikut do ta marrë Republika e Shqipërisë. Para takimit të Komisionit të partneritetit, konferencë të përbashkët shtypi do të mbajnë shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe kolegu i tij nga Shqipëria, Igli Hasani.