Ekonomi

Nga mesnata ulen çmimet e derivateve të naftës

18.12.2023 13:48

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,24% në raport me vendimin e datës 11.12.2023.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 denarë për litër ndërsa shitja me pakicë e Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,348 denarë për kilogram. 
 
Nga data 18.12.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • - Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 - 76,50 (denarë/litër)
  • - Benzinë për motorë EUROSUPER BS– 98 - 78,50 (denarë/litër)
  • - Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) - 73,00 (denarë/litër)
  • - Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) - 72,50 (denarë/litër)
  • - Mazut М-1 SU - 40,920 (denarë/kilogram)