Xhaka e Leverkuseni se japin kreun e renditjes
18.12.2023 14:14
Pas dy barazimeve rresht, Bayer Leverkuseni të dielën ka shënuar fitore të thelle në shtëpi....

Pas dy barazimeve rresht, Bayer Leverkuseni të dielën ka shënuar fitore të thelle në shtëpi. Në fitoren 3:0 ndaj Eintacht Franfurtit, Xhaka luajti deri në fund.
Victor Boniface shënoi golin e parë në minutën e 14-të, të dytin Jerme Frimpong në minutën e 51-të, kurse gjashtë minuta më vonë, Florian Wirtz shënoi golin e tretë. Me këtë fitore, Leverkuseni është forcuar në vendin e parë me 39 pikë nga 15 ndeshje. Eintracht Franfurti është në vendin e tetë me 21 pikë.
