Franca kampione e botës
18.12.2023 14:17
Franca është kampione e botës në hendboll për femra....

Franca është kampione e botës në hendboll për femra. Franca ka regjistruar një fitore me rezultatin 31-28 (20-17) ndaj Norvegjisë. Franca ka treguar lojë më të mirë se Norvegjia sidomos në pjesën e parë ku shkëputet në epërsi me tre gola (20-17) në minutën e 30-të.
Norvegjia ia doli të ngushtojë rezultatin në 26-25, por jo edhe të barazojë. Në minutën e 53-të, francezet shtojnë epërsinë në katër gola (29-25) ndaj norvegjezeve. Ndeshje e luftuar deri në fund, ndërsa Franca nuk ka lejuar që të thyhet rezultati i saj duke fituar me 31-28 e duke u shpallur kampione e botës.