LA Clippers shënon fitoren e shtatë me radhë
18.12.2023 14:19
LA Clippers, mbrëmjen e kaluar kanë shënuar fitoren e shtatë me radhë....

LA Clippers, mbrëmjen e kaluar kanë shënuar fitoren e shtatë me radhë. Këta në terren vendas me rezultatin 144-122, e mundën New York Knicks. Kawhi Leonard me 36 pikë, ishte koshashënuesi më i mirë. Tek Knicks-at, më të spiaktur ishin Jalen Brunson dhe Julius Randle me nga 22 pikë.
Golden State Warriorsi, I dhanë fund serisë prej tre humbjeve me radhë dhe në parket vendas me 124-120 e mundën Brooklyn Netse. Stephen Curry ishte më i saktë më 37 pikë prej të cilave 16 I shënoi në çerekun e katërt. Cam Thomas shënoi 41 pikët rekord për Nets, të cilën humbën tri nga pesë ndeshjet e fundit. Detroit Pistons e ka pësuar disfatën e 23 me radhë me rezultatin e lartë 146-114 i mundi Milëaukee Bucks. Sacramento Kings falë Murray në parket vendas me 125-104 e mundën Utah Jazz. Keegan Murray ndeshjen e përfundoi me 47 pikë, ku plotë 12 herë ishte preciz nga goditja për tre pikë.
NBA rezultati, 17.12.
- Portland - Golden State 114-118
- Boston - Orlando 14-97
- S.A Spurs - New Orleans 110-146
- Milwaukee - Houston 128-119
- Phoenix - Washington 112-108
