Tre shqiptar në derbin e madh kroat

18.12.2023 14:31

Nuk ka dhënë fitues derbi më i madh kroat mes Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut....

Nuk ka dhënë fitues derbi më i madh kroat mes Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut. Të dielën mbrëma në “Maksimir” të Zagrebit, ndeshja përfundoi pa gola. Arijan Ademi kompletoi ndeshjen te Dinamo. Emir Sahiti startoi te Hajduku, ndërsa u zëvendësua në minutën e 82-të. Leon Dajaku luajti prej minutës së 29-të. Ademi ka vendosur rekord për paraqitje në derbi.
 
Kapiteni i Dinamos ka luajtur ndaj Hajdukut për herë të 37-të, si asnjë lojtar tjetër i Dinamos. Ndërkohë Emir Sahiti e luajti ndeshjen e 100-të me Hajdukun. Ndeshja ishte e vlefshme për  xhiron e 19-të. Hajduku mbetet lider me 41 pikë dhe do të dimërojë në pozitën e parë. Dinamo është e treta me 34 pikë, por ka dy ndeshje më pak të luajtura.