Kallaku shënon gol fantastik

18.12.2023 14:32

Sherif Kallaku arriti të realizonte një gol mjaft të bukur mbrëmjen e djeshme me fanellën e Sepsit

Sherif Kallaku arriti të realizonte një gol mjaft të bukur mbrëmjen e djeshme me fanellën e Sepsit në duelin ndaj Kluzh të vlefshëm për javën e 20-të të kampionatit rumun. Shqiptari u fut në lojë në startin e pjesës së dytë, teksa në minutën e 70-të, pas një veprimi brilant nga e djathta e zonës, lëshoi një predhë duke e dërguar topin në trekëndësh.
 
Me anë të këtij goli Kallaku vendosi baraspeshën 1-1, teksa miqtë e Kluzh kishin shënuar të parët me Taksidhis në minutën e 31-të. Ky ishte goli i dytë në 6 ndeshje për mesfushorin 25-vjeçar, i cili nuk është se ka pasur besimin e plotë të trajnerit në këtë sezon. Pas golit të Kallakut, Sepsi arriti të përmbyste rezultatin duke shënuar edhe golin e dytë me anë të sulmuesit moldav Damaskan.