Elmas dhe Rahmani në Spanjë, Hysaj në Gjermani
18.12.2023 14:40
Në mesditë në Nyon të Zvicër u hodh shorti për 1/8 e finales së Ligës së kampionëve...

Në mesditë në Nyon të Zvicër u hodh shorti për 1/8 e finales së Ligës së kampionëve. Me këtë kemi mësuar mësuar dyshet e kësaj faze të garave me eliminime. Statusin e bartësit e kishin:- Arsenal, Atlético, Barcelona, Borussia Dortmund, Manchester City, Real Madrid dhe Real Sociedad, të cilët garat i përfunduan si të parët në grupet përkatëse. Jo bartës ishin skuadrat të cilat ishin të dytat në grupet e tyre:- København, Inter, Lazio, Red Bull Leipzig, Napoli, PSG, Porto dhe PSV. Napoli me Rahmanin e Elmas në përbërje do të përballet me Barcelonën, ndërsa Lacio me Hysaj do të përballet me Bayern Munih. Skuadra e tretë italiane Interi me Asllanin do të përballet me Atletiko Madrid.
- Napoli - Barcelona
- Porto – Arsenal
- Lazio – Bayern Munich
- PSG - Real Sociedad
- Inter - Atletico Madrid
- PSV Eindhoven - Borussia Dortmund
- Kopenhagen - Manchester City
- Leipzig - Real Madrid
Ndeshjet e para të 1/8 së finales në program janë me 13 me 21 shkrut., ndërsa ato të kthimit me 5 gjegjësisht 13 mars. Finalja në Wembley do luhet me 1 qershor të vitit të ardhshëm.
