Liga Evropa. Repriza e finales së Tiranës
18.12.2023 14:41
Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Europa League, teksa goglat rezervuan përballje

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën play-off të Europa League, teksa goglat rezervuan përballje interesante teksa spikasin ato mes Feyenoord dhe Romës. Kjo do të jetë një ripërsëritje e finales së vitit të kaluar ( Liga e Konferencës), të luajtur në Tiranë. Pjesë e shortit ishin edhe skuadrat ku aktivizohen lojtarët shqiptar. Redon Xhixha me Qarabag do të sfidojë portugezët e Bragës ndërsa Qazim Laçi me Spartën e Pragës ka një sfidë të madhe ndaj gjigandëve turq të Galatasarayt. Kujtojmë se pjesë e shortit ishin vetëm skuadrat që erdhën nga Liga e Kampionëve dhe vendet e dyta të grupeve ndërsa vendet e para do të futen në garë në raundit e 1/8-tave. Dyshet i tërhoqi ylli francez Julien Escude, i cili si futbollist i Sevilla, dy herë kishte fituar Kupën e UEFA (2006 dhe 2007), i cili në vitin 2009, u transferua në Liga Evropa.
Shorti i Ligës së Evropës:
- Feyenoord - Roma
- Milan - Rennes
- Lens - Freiburg
- Young Boys - Sporting Lisabon
- Benfica - Toulouse
- Braga - Qarabag
- Galatasaray - Sparta Prag
- Shahtar Donjeck - Olympique Marseille
Ndeshjet e para të “play-ff”, në program janë më 15 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë. Kampion aktual është Sevilla, ndërsa finalja e sivjeme do të luhet me 22 maj në “Dublin Arena” të Republikës së Irlandës.
