Botë
Vazhdojnë bombardimet izraelite, mbi 100 palestinezë të vrarë
18.12.2023 14:44
Të paktën 100 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria e Izraelit...

Të paktën 100 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria e Izraelit ka kryer në rajonin Jabalia në veri të Rripit të Gazës. Zyrtarët e shëndetësisë gjithashtu njoftuan se mbi 100 persona të tjerë ndodhen nën rrënoja, prindërit të dëshpëruar gërmojnë me duar tokën për të nxjerrë fëmijët e tyre nga rrënojat. Shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e shënjestrimit me sulmet ajrore të ashpra të avionëve pushtues edhe ndaj rajoneve veriore të qytetit Kan Junis në jug të Rripit të Gazës, si dhe si pasojë e shënjestrimit me goditje të rënda artilerie të rajoneve të ndryshme të qytetit. Nuk janë kursyer as spitalet.
"Pasi mbërrita në spital, pashë një shkatërrim masiv, një skenë të papërshkrueshme. Pacientët janë shpërndarë në çdo cep, shtretërit janë përmbysur dhe materialet mjekësore janë dëmtuar. Nuk ka kushte të favorshme për të mbajtur jetën. Arrita t'i mbaj me vete duart për t'i transportuar në një vend të sigurt, në dashtë Zoti.", - u shpreh banori i Gazës, Mahmud Asaf.
“Ne jemi zhvendosur dhe sot, ata e rrënuan ndërtesën, duke vrarë mjekët, duke mos lënë asgjë pas. Ata nuk i kanë kursyer as mjekët. Shiko, djali im është atje nën rrënoja dhe unë nuk arrij dot ta shpëtoj. Për hir të Zotit, ku janë kombet arabe? A nuk e shohin se çfarë po na bëjnë? Ata po na vrasin që nga viti 1948. Kjo nuk është luftë, po ju them, le të na spërkasin me armë kimike për të na kursyer nga kjo dhimbje. Të betohem, armët kimike janë më mirë se të na torturojnë në këtë mënyrë.", - tha një i zhvendosur nga Gaza.
Pavarësisht numrit të lartë të civilëve të vrarë janë kryesisht fëmijë. Ushtria Izraelite thotë se respekton rregullat e luftës.
“Unë po ju flas, jo për të thënë nëse ata janë në anën e drejtë apo të gabuar, por që të jemi të drejtë vetë fillimisht. Nëse shikoni dy gazanë me flamur të bardhë që dalin për t'u dorëzuar, pse të qëllojmë mbi ta? Absolutisht jo. Kjo nuk është ushtria izraelite. Nëse i ngrenë duart dhe ulin armët, ne nuk i pushkatojmë, por i arrestojmë.”, - theksoi Herzi Halevi nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Izraelite.
Deri tani numri i palestinezëve të vrarë nga bombardimet izraelite ka arritur në 19,000, shumica e tyre janë fëmijë, ndërkohë nga ana tjetër jetën e kanë humbur rreth 1,500 izraelitë.
FARIJE DAUTI BAKIJU
