Maqedoni

Debat për zgjedhjen e anëtarëve në KPMD, 24 kandidatë synojnë luftën ndaj diskriminimit

18.12.2023 15:10

Lufta më e madhe kundër diskriminimit dhe zgjidhja e lëndëve të pazgjidhura ishin ndër fokuset...

Lufta më e madhe kundër diskriminimit dhe zgjidhja e lëndëve të pazgjidhura ishin ndër fokuset kryesore të kandidatëve për anëtarë të Komisionit pë  Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilët debatuan në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Në këtë komision për antidiskriminim do të zgjidhen katër anëtarë, pasi 2 anëtarë të përbërjes aktuale dhanë dorëheqje, kurse një tjetrit i kalon mandati. 
 
“Si ato përvoja si anëtar i komisionit, kuptohet nëse zgjidheni, do t’i kishit zbatuar për implementimin e aktvendimit?”, - pyeti Atanas Avramov nga “Bashkë për Shkupin më të fuqishëm”.
 
“Siç i kam edhe principet e jetës që të mundohem që sa më pak të ekzistojë diskriminimi, do të mundohem të jem sa më i drejtë dhe sa më i saktë në zgjedhjen e çështjes kundër diskriminimit.”, - u shpreh kandidati për anëtar në KPMD, Albrim Pollozhani. 
 
Gjuha e urrejtjes është një faktor tjetër për të cilën duhet të luftojë ky komision. 
 
“A vlerësoni se komisioni për momentin mundet të veprojë për ankesat në lidhje me gjuhë të urrejtjes? A është në kuadër të kompetencave të mandatit të komisionit dhe në qoftë se nuk është, a mendoni se duhet të jetë në kompetencë të tij?”, - pyeti Natasha Petkovska nga Komiteti i Helsinkut.
 
“Në mënyrë strikte gjuhën e urrejtjes nuk e kemi të përfshirë, ashtu siç rekomandohet. Prandaj, mendoj se duhet që ky ligj, jo vetëm në këtë pjesë, por edhe në aspekt më të gjerë të ketë ndryshime.”, - theksoi kandidati për anëtar në KPMD, Marijan Ponjoviq. 
 
Në shpalljen publike janë paraqitur gjithsej 24 kandidatë. Pas vërtetimit të propozimeve nga ana e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, zgjedhja e anëtarëve duhet të miratohet në seancë plenare. 
 
ERSAN PAJAZITI