Maqedoni
Projekti “Më gjeni”, faqe interneti për gjetjen e fëmijëve të zhdukur
18.12.2023 15:33
Ndër historitë e trishta që kanë tronditur vendin, grabitja dhe vrasja e një 14-vjeçareje përcollën trishtim në çdo cep të vendit tonë...

Ndër historitë e trishta që kanë tronditur vendin, grabitja dhe vrasja e një 14-vjeçareje përcollën trishtim në çdo cep të vendit tonë. Kjo tragjedi theu heshtjen dhe çoi në ngritjen e një mjeti inovativ të ndihmës, një platformë onlajn për gjetjen e personave të zhdukur. Aplikimi onlajn lejon të dhënat të ndërrohen me shpejtësi dhe precizitet. Punonjësit e platformës marrin këto informacione dhe i drejtojnë tek zyrtarët përgjegjëse në Ministrinë e Brendshme. Përgjegjësit për personat e zhdukur kur marrin konfirmimin, nëse personi me të vërtetë është zhdukur, atëherë ata lëshojnë një sinjal të madh në formën e një kërkimi, i cili do të jetë një mesazh praktik në ekranet e Bankave elektronike, në taksi, në transportin publik, te hotelierët për të dërguar një mobilizim të madh social.
“Do të funksionojë sipas parimit të aplikacionit që plotësohet në faqen e internetit dhe pas marrjes së informacionit dhe raportit nga familja e një fëmije të zhdukur, ne kontrollojmë informacionin përmes personit kontaktues që kemi në MPB. Nëse një person është raportuar i zhdukur edhe në platformën e MPB-së, ne e publikojmë aplikacionin në faqen tonë të internetit dhe e ndajmë atë në të gjitha kanalet për të informuar gjerësisht publikun.”, - deklaroi koordinatorja e projektit, Aleksandra Radevska.
“Siguria në vend nuk është vetëm përgjegjësi e policisë, duhet të kontribuojmë të gjithë së bashku për të pasur një vend më të sigurt. Ky është një shembull klasik i bashkëpunimit me organizatat civile që do të kontribuojë për siguri më të madhe. Sigurisht që ne po punojmë në vazhdimësi për futjen e këtij sistemi dhe duhet të kryhen të gjitha hapat që të mund të zbatohet plotësisht.”, - theksoi ndihmës ministri për Marrëdhënie me Publikun pranë MPB-së, Toni Angelovski.
Ministri i Arsimit informoi se është në një fazë të avancuar përmirësimi i ditarit elektronik, i cili duhet të zbatohet në një version më të sofistikuar dhe modern në fillim të gjysmëvjetorit të dytë. Me këtë mjet, prindërit praktikisht do të kenë informacion jo vetëm për notat që kanë marrë fëmijët e tyre në shkollë, por edhe informacion nëse kanë ndjekur disa nga orët mësimore.
“Me futjen e këtij ditari të ri elektronik, bëhet çdo përpjekje për ta integruar atë dhe për të lidhur kontaktet e marrjes së informacionit menjëherë pas dorëzimit së të dhënave në mënyrë që prindërit të marrin të dhëna të përditësuara për ata që regjistrohen në shkollë ose jo. Në të njëjtën kohë, zgjidhja e sistemit do të japë kontributin, sepse çdo hyrje në mësim do të marrin informacion edhe prindërit, por në atë periudhë apo në periudhën e ardhshme është mirë që të ketë komunikim për gjithçka që nevojitet në procesin edukativo-arsimor.”, - u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Ajo që është e rëndësishme është që qytetarët të dinë se nëse në platformë denoncojnë zhdukjen e një personi të afërt, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe në Ministrinë e Brendshme, sepse punonjësit e MPB-së do të kenë rol kyç si një sinjal feedback për platformën nëse duhet bërë një raport më i gjerë mobilizimi social.
SEDAT SELIMI
