Maqedoni

Sadiku-Shahini: Demiri mbetet anëtari i propozuar për KShZ-në

18.12.2023 16:02

Lidhja Evropiane për Ndryshim edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin se Abdush Demiri...

Lidhja Evropiane për Ndryshim edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin se Abdush Demiri mbetet anëtari i propozuar për KShZ-në nga ky koalicion. Opozita shqiptare konform detyrimit që e përcakton Kodi Zgjedhor, e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit se kandidati i kësaj partie për anëtar të KShZ-së është Abdush Demiri dhe se partitë e vetme opozitare sipas tyre dhe sipas nenit 2, paragrafi 10, i Kodit Zgjedhor, janë AlternAtivA dhe Lëvizja “Besa”, si parti që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare. 
 
“Jam këtu që ta njoftoj opinionin se kandidati ynë për anëtar të KShZ-së është Abdush Demiri, por ta njoftoj edhe publikun me lojërat e këtij kryetari të Kuvendit, si dhe me sabotimet e kësaj shumice antidemokratike. Që këtu dëshiroj të kërkoj mbështetje edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas nga misioni OSBE-ODIHR, misioni i BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e ShBA-së, që të marrin masa për të garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse ky sabotim vazhdon dhe ky anëtar i KShZ-së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje njësoj siç bënte Jugosllavia e JNA-së së z. Xhaferi.”, - deklaroi deputetja e LEN-it, Safije Sadiki-Shaini.
 
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhshmëri me nenin 29, alinea 1 nga Ligji për Zgjedhje në afat prej 3 ditëve nga dita e pranimit të informacionit apo më së voni deri më 18 dhjetor të vitit 2023 në ora 16:30, do të duhet përmes shkresës zyrtare ta dërgon anëtarë si propozim për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga lista e cila është dorëzuar në propozim.  
 
FITIM KRYEZIU