Maqedoni

Kollë i theksuar po përhapet në të gjithë rajonin, KSI-ja po përcjell situatën

18.12.2023 16:54

Në vendet fqinje po përhapet kollitje e thellë dhe po i mbush ordinancat....

Në vendet fqinje po përhapet kollitje e thellë dhe po i mbush ordinancat. Çdo ditë regjistrohen pacientë me kollitje të theksuar që zgjat deri në dy minuta dhe fillon si ftohje e zakonshme me rrjedhje të hundëve, ndonjëherë paraqitet edhe temperaturë. Kollitjen e theksuar e kemi edhe në vendin tonë. Epidemiologët thonë se duhet të jemi të kujdesshëm. Dhjetë vite pas imunizimit, organizmi  harron imunitetin e fituar nga vaksina. 
 
“Secila kollitje që zgjatë mund të jetë si rezultat nga alergjitë apo nga virusi respirator sincicial ose nga ajri i ndotur, por çdoherë duhet të mendojmë se mund të vijë edhe nga vendet fqinje dhe qarkullon në hapësirë.”, - theksoi epidemiologu, Sasho Ollumçev.
 
Nga mostrat në hundë dhe fyt mund të vërtetohet prezenca e bakterit që shkakton kollë të theksuar që për fëmijët e porsalindur, personat me komoborditet dhe ata me problem të frymëmarrjes mund të jetë rrezik i madh. Nga Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive thonë se po e monitorojnë situatën, sepse në shtator dhe tetor kanë qenë të regjistruar nga një rast me kollë të theksuar.
 
“Në të kaluarën nuk kemi pasur raste të regjistruar me kollë të madh dhe për këtë arsye tash duhet të kujdesemi edhe më shumë.”, - u shpreh Zllate Mehmedoviq nga KSI-ja.
 
Nga KSI-ja apelojnë se është me rëndësi imunizimi, sepse disa sëmundje që veç më janë harruar mund të kthehen  përsëri në popullatë. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI