Botë
Forcat tajlandeze vrasin 15 kontrabandistë drogë, sekuestrohen 2 milionë pilula metamfetaminë
18.12.2023 18:51
Në një shkëmbim zjarri me anëtarët e forcave të sigurisë tajlandeze në veri pranë kufirit me Mianmar...

Në një shkëmbim zjarri me anëtarët e forcave të sigurisë tajlandeze në veri pranë kufirit me Mianmar, 15 kontrabandistë droge u vranë dhe u sekuestruan rreth dy milionë pilula metamfetaminë, sipas autoriteteve të vendit.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje pasi policia lokale mori informacion në lidhje me aktivitetet e kontrabandistëve në zonën kufitare me Mianmarin në provincën Chiang Rai, tha Phanurat Lukbun.
Anëtarët e forcave të sigurisë tajlandeze zbuluan një grup prej rreth 20 personash që mbanin çanta shpine, filluan t’i identifikonin dhe kërkuan të kontrollonin çantat e shpinës, por anëtarët e këtij grupi filluan të qëllonin mbi ta, tha Phanurat./abcnews
