Futboll
Platini rizgjedhet në krye të UEFA-s
24.03.2015 17:30
Michel Platini është rizgjedhur në krye të UEFA-s për herë të tretë...

Ai do ta drejtojë institucionin europian të futbollit edhe për katër vite të tjera.
59-vjeçari francez, i cili u zgjodh në krye të UEFA-s për herë të parë në vitin 2007, ishte kandidati i vetëm në këtë garë.
Tre herë fituesi i Topit të Artë si lojtar i Juventusit iu drejtua delegatëve të 54 federatave europiane me këto fjalë: “Drejtimi i këtij institucioni është një nder i madh dhe ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Jam kapiteni i një skuadre që fiton, jam krenar për bilancin tonë. Kemi marrë vendime të rrezikshme, por kemi dalë të fituar.”
Në lidhje me mosmarrëveshjet mes UEFA-s dhe FIFA-s, Platini kërkoi që të mos besohet gjithçka që dëgjohet: “Ka njerëz që duan të na përçajnë. Futbolli europian e dashuron FIFA-n. Duke qenë se e duam, i kërkojmë që të jetë perfekte. Duam një FIFA të fortë dhe të respektueshme. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për të mirën e futbollit.”
