Botë

Shaip Kamberi, me mandat në Parlamentin serb

19.12.2023 10:54

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar deputetin shqiptar Shaip Kamberi...

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar deputetin shqiptar, Shaip Kamberi, i cili në zgjedhjet e 17 dhjetorit, siguroi sërish mandat në Parlamentin e Serbisë. Begaj uron që roli dhe kontributi i Kamberit t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Kreu i shtetit ndër të tjera tha se mbështetja e Shqipërisë për Luginën nuk do të mungojë.
 
“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë. Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë, potencoi Begaj.”