Botë
Sulmet izraelite në Gaza, për 24 orë vriten 151 persona
19.12.2023 11:14
Ministria e Shëndetësisë e Gazas, që drejtohet nga Hamasi, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gaza...

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, që drejtohet nga Hamasi, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në Gaza janë vrarë 151 persona si pasojë e sulmeve izraelite. Shifra totale e të vdekurve në Gaza, sipas Hamasit, është 19 mijë e 453, që kur Izraeli nisi sulmet më 7 tetor.
Izraeli nisi ofensivën në Gaza si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit në territorin izraelit. Në sulmin në territorin izraelit më 7 tetor, u vranë 1,200 persona dhe u kapën afro 240 pengje. Në Tel Aviv sot ka arritur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Austin. Por, sekretari izraelit i mbrojtjes, Joav Gallant, deklaroi se forcat e Mbrojtjes të Izraelit po veprojnë sipas ligjit ndërkombëtar. Sipas tij, IDF-ja po përpiqet të minimizojë dëmin ndaj popullit civil në Gaza dhe të ndihmojë në shpërndarjen e ndihmave.
“Ne po punojmë gjithashtu me partnerë ndërkombëtarë për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmave humanitare.”, tha ai.
Më herët, kryepeshkopi katolik i Uestminsterit, kardinali Vinsent Nikols, tha për Sky News, se vrasja e dy grave nga snajperët izraelitë brenda një kishe në Gaza ishte “vrasje gjakftohtë”. Human Rights Watch ka akuzuar Izraelin se po përdor “vdekjen e civilëve nga uria si një metodë lufte” në Gaza. Izraeli në kundërpërgjigje e përshkroi Hjuman Rajts Uoç si “antisemite dhe antiizraelite”.
