Maqedoni
Kovaçevski dhe Lloga: Certifikata për 409 persona të paidentifikuar
19.12.2023 11:42
Zgjidhja e problemit të personave të paregjistruar do të mbetet në të kaluarën....

Zgjidhja e problemit të personave të paregjistruar do të mbetet në të kaluarën. Këtë e sigurojnë kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sipas të cilit këta njerëz nuk do të jenë më të margjinalizuar, diskriminuar dhe të privuar nga qasja në shëndetësi, arsimim dhe drejtësi. Ata siguruan se janë gjetur mekanizmat e duhura ligjore, që në praktikë do të kontribuojnë për zgjidhjen e çështjes së tyre.
“Sot i dhamë fund problemit tri dekadash që kishin qytetarët që u lindën në territorin e vendit tonë, por nuk ishin regjistruar në librat amë dhe nuk ishin në evidencën e të lindurve. Këta qytetarë nuk kishin dokumente, nuk mundeshin të shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore, të rregullojnë statusin e fëmijëve të tyre. Këto probleme janë e kaluar. Me ndryshimin e ligjit për evidencën amë kemi zgjedhur problemet e shumë qytetarëve tanë. Me këtë rast dëshirojmë të përshëndesim angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë, për përgatitjen e amendamenteve për zgjidhjen sistematike të personave të paidentifikuar.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
