32,5 milionë euro do të investohet në 66 projekte dhe 44 komuna

19.12.2023 15:22

Gjithsej 2 miliardë denarë apo 32,5 milionë euro....

Gjithsej 2 miliardë denarë apo 32,5 milionë euro janë siguruar nga alokimi i mjeteve të 6 ministrive dhe Agjencisë për rini dhe sport.

Mjetet janë të ndara në 66 projekte dhe 44 komuna. Projekte për rikonstruim të rrugëve, sallave sportive, rikonstruim të shtëpive të shëndetit publik, rikonstruim të shkollave, shtëpi kulture dhe projekte të tjera.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, thotë se ndryshimet në ligjin për decentralizim fiskal tregojnë rezultate pozitive dhe vë në dispozicion më shumë mjete për komunat.

“Kënaqësi personale që arritëm ta realizojmë një proces të tillë në interes të qytetarëve për projekte kapitale dhe mjetet, janë për qytetarët dhe nuk kanë ngjyrë. Të gjithë deputetët qëndruan pas këtij projekti, për një jetë më kualitative për qytetarët. Me ligjin për decentralizim fiskal që u bë në vitin 2021, shuma që u takon komunave nga tatimi  për të ardhurat shtesë, tanimë edhe nga TVSh-ja, si dhe nga tatimi personal, janë rritur.”, - deklaroi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Transferimi i mjeteve nga këto kontrata do të transferohen brenda këtij viti. 50 milionë euro shtesë janë siguruar edhe nëpërmjet kredive për projekte infrastrukturore dhe transferim në energjinë e gjelbër. (Gazmend Rexhepi, TVM2)