Maqedoni

Së shpejti skadon mandati i prokurorit, Jovevski, 3 kandidatë konkurrojnë për pozitën Prokuror

19.12.2023 15:44

Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq dhe Ljupço Kocevski janë prokurorët që pretendojnë të zëvendësojnë Lubomir Jovevskin...

Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq dhe Ljupço Kocevski janë prokurorët që pretendojnë të zëvendësojnë Lubomir Jovevskin në pozitën Prokuror Publik Republikan. Ata janë paraqitur në kuadër të shpalljes për funksionin Prokuror, por a do të ketë mundësi që ndonjëri prej tyre të menaxhojë me këtë institucion do të mësohet sapo të kalojnë disa filtra.
 
Nga Kuvendi thonë se:
“Janë dorëzuar propozimet në Qeveri, e cila në seancë do të miratojë vendim, të cilin do ta  përcjell deri te Këshilli i Prokurorëve Publik. Këshilli do të bëjë vlerësimin e kandidatëve dhe mendimin e tij do ta dorëzojë në Qeveri. Nga aty deri tek Kuvendi do të propozojnë njërin nga kandidatët që ka marrë pëlqim pozitiv.”.
 
Mandati i Prokurorit Republikan, Jovevski, skadon më 25 dhjetor. Deri atëherë Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të emërojë kryerësin e detyrës, i cili duhet të ketë dhjetë vite përvojë pune pa ndërprerje. Këshilli i Prokurorëve Publikë, të mërkurën do të mbajë seancë, por sipas informacioneve nuk dihet me siguri nëse biografitë e kandidatëve për Prokuror Republikan do të jenë pjesë e rendit të  ditës. 
 
FLUTURA LATIFI